“Nëna” e Ballkanit/ Kroacia i jep leksion vendeve të mëdha, dhuron vaksina për 5 shtete në Rajon

Kroacia ka treguar një solidaritet të pashembullt për vendet e Ballkanit, duke dhuruar vaksina për pesë shtete.
Shteti anëtar i Bashkimit Evropian, ka vaksinuar deri më tani 21.7 për qind të popullsisë, por pavërisht kësaj ka vendosur të tregojë solidaritet, duke dhuruar vaksina për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën
Qeveria e Kroacisë vendosi të enjten që të dhurojë 20,000 vaksina kundër koronavirusit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përkatësisht nga 10 mijë.
Një javë më herët, Kroacia njoftoi se ka ndarë nga 10,000 doza edhe për Kosovën dhe Malin e Zi dhe 30,000 doza për Bosnje e Hercegovinën.
Ende nuk dihet se çfarë vaksinash do të dhurojë, por ajo që bën përshtypje është solidariteti i treguar.
Në luftën për vaksina, edhe shtetet e mëdha e mbyllen deren për vendet e varfra, duke vaksinuar fillimisht shtetasit e tyre.
Një leksion, që duhet të duhet të merret në konsideratë edhe nga shtetet e tjera të mëdha të BE.
Kujtojmë se Kroacia përdor vetëm vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), përkatësisht: AstraZeneca, Pfizer/BioNTech dhe Moderna./Gazeta SHQIP