SHIFRAT/ Rekord të shëruarish, ja sa raste aktive me covid ka në gjithë Shqipërinë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tre persona të infektuar me koronavirus. Autoritetet shëndetësore raportuan janë kryer 2596 testime nga të cilat 45 persona kanë rezultuar pozitivë me covid-19.
Lajmi i mirë është se vijon të ketë sërish rënie të rasteve aktive me covid në vend. Aktualisht në gjithë vendin kemi 8 342 raste aktive me covid, 6 798 prej të cilave në Tiranë.
Kukësi, Dibra dhe Berati vijonë të kenë numrin më të ulët të personave të infektuar.
Rekord të shëruarish
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121,122 që nga fillimi i epidemisë.
Situata në spitale
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, 7 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Apeli
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (13 Maj 2021)
Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 1,050
Të shtruar në spitale 86
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,596
Testime totale 668,531
Raste pozitive 131,890
Raste të shëruara 121,122
Raste Aktive 8,342
Humbje jete 2,426
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6,798
Shkodër 268
Fier 195
Korçë 206
Gjirokastër 200
Durrës 129
Vlorë 151
Elbasan 117
Lezhë 100
Berat 83
Dibër 47
Kukës 48
Gazeta SHQIP