Dosja e Gërdecit në Spak/ Yzeiri: Basha dhe Berisha kanë bërë gabime individuale

Dosja e Gërdecit ka qenë temë e diskutimit të ditës së sotme në emisionin “Breaking” në Top News ku i ftuar ishte analisti i njohur Ilir Yzeiri. Yzeiri tha se gabimet e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës nuk janë për shkak të detyrës, por janë gabime individuale, me dashje dhe të pafalshme. Me kaq prova çdo prokuror e ka të lehtë të ngrejë një akuzë.

Ilir Yzeiri: Duhet të mbështësim prokurorinë dhe të tregojnë sa janë demtuar pronat publike, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria. Me kaq prova çdo prokuror e ka të lehtë të ngrejë një akuzë.

Sipas meje nga këta të akuzuar me në krye Sali Berishën, ne duhet të bindim se secili person nuk mund ta shpallim si kryebandit, gjithë mediat merren me PPP-t. Ndërkohë që vepra penale ka një emër dhe ata merren me kryeministrin, ndërkohë që Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë bërë gabime individuale. Të gjithë ata që janë tallur me këtë vend dhe bëjnë si të virgjër, duhet të shkojnë para drejtësisë me prova.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT