Turizmi, Klosi: Do konkurrojmë Greqinë, Turqinë e Malin e Zi

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi thotë se Shqipëria synon që këtë vit t’i marrë treg Greqisë , Italisë, Turqisë dhe Malit të Zi në garën për përthithjen e turizmit.
Ai tha se tregu turistik është një konkurrencë e fortë mes vendeve dhe Shqipëria duhet të garojë me shtetet që e rrethojnë, por është i bindur se ky sezon do të jetë i suksesshëm.
“Shqipëria është e ekspozuar tashmë. unë nuk e kam frikën e sezonit. Shqipëria është një destinacion i loguar. Tani do të shohim se si do të jetë problemi i pandemisë. Është konkurrencë e madhe. Ne duhet t’i marrim treg Greqisë, Italisë, Turqisë, Malit të Zi etj . Nëse në nuk e kuptojmë se kjo është konkurrencë, atëherë…kjo është e vështirë”, deklaroi Klosi në një intervistë për “Ilva Now”.
Ministri Blendi Klosi kërkoi nga qytetarët të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të bëjnë një turizëm të pastër gjatë këtij sezoni.
“Të hapen kufijtë fillimisht. Duhet të ketë numra dhe kur ka lëvizja jetohet me mirë. Do kemi rregulla shumë të forta në zbatimi të kushteve të pandemisë, por edhe të sigurisë së jetës në plazhe. Ajo që do të kërkoja nga të gjithë, një thirrje e fortë publike, është te kemi një Shqipëri të pastër, është shumë nevojshme që të nderrojmë këtë perceptimin që Shqipëria..”, tha ai.
Përballë gazetares Ilva Tare në “Ilva Now”, ministri tha se performanca pozitive do të varet nga treguesit epidemiologjikë të COVID-19.