Rakacolli: Drita në fund të tunelit është zmadhuar. Alimehmeti: Po preken më shumë “zonat e pastra”

Zv.Ministrja e Shendetësisë Mira Rakacolli ka folur për situatën pandemikë në vendin tonë, duke u shprehur se kemi një rënie të qarkullimit të virusit në popullatë.

Ajo theksoi se drita në fund të tunelit është zmadhuar, por sërish duhet treguar kujdes, duke ndjekur të njëjtat masa anti-Covid.

Mira Rakacolli: Drita në fund të tunelit është zmadhuar, por kemi akoma rrugë për të bërë, duhet të vazhdojmë të tregojmë kujdes dhe të zbatojmë po ato masa. Ka pasur një keqkuptim se pati një ditë që nuk pati shtrime në QSUT, por situata nuk është kaq rozë sa duket.

Ndërsa epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se këto ditë kemi një rënie të rasteve të reja, por tani po preken “zonat e pastra” dhe të thella që nuk u prekën në fillimin e pandemsië.

Ilir Alimehmeti: Është një trend në rënie, që është tek limiti mes transmetimit dhe vatrave. Ne kemi një rënie, tani janë zonat tretësore që po preken, ato zona që ishin të pastra në fillimin e pandemisë. Në total është një situatë e mirë, se zero themi kur nuk ka asnjë rast.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT