Ankimimet e PD dhe LSI ne KAS, socialistët dhe demokratët përplasen për rezultatin e Beratit

Ka nisur sot përplasje ndërmjet socialistëve dhe demokratëve për rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Beratit. KAS, struktura pranë KQZ shqyrtoi kërkesat ankimore të bëra nga PD dhe LSI mbi këtë qark. Partia Demokratike kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark.
Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso tha se “Kemi pasur në shumë raste të votimit familjar dhe te tretëve. Partia Demokratike ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme faktin se në zonën zgjedhore Qarku Berat nuk kishte përballë saj një parti politike dhe kandidatët e saj që garonin me një ofertë politike, por pushtetarë që vepronin si grupe të strukturuara kriminale që blinin vota, kërcënonin qytetarët, intimidonin nëpunësit publikë, shpërndanin leje legalizimi/ndërtimi, licensa dhe shpërblime të ndryshme”.
Këto pretendime u rrëzuan nga përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji. “Nuk ka shkelje zgjedhore në këto zona, pasi janë të firmosura nga komisionerët e partive përkatëse. Hetimet i kanë bër KZAZ në një votim 7me 0 dhe nga përfaqësuesit të LSI dhe PD-s. Numërimi i votave u bë pa asnjë kundërshtim pasi e kanë hetuar edhe PD dhe LSI-ja, sipas KQZ në qoftë se nuk paraqitet operatori vazhdon manualisht me dakortësi të të gjitha palëve. Ne nuk mund ti fshihemi shkeljeve por duhet ti hetojmë”, tha ai.