Shkarkimi i Metës/ Komisioni cakton ekspertët, Murrizi: Të raportojnë kreu i SHISH dhe Drejtori i Policisë së Shtetit

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka caktuar dy ekspertët nga fusha e jurisrpudencës për ndjekur nga afër punën dhe përpilimin e shkeljeve të kreut të shtetit. Ata janë Erind Merkuri dhe Artan Spahiu.
Deputeti i opozitës parlamentare anëtar i Komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Myslim Murrizi ka ngritur dy çështje.
Murrizi në kuadër të vendimit për shkarkimin e Metës ka sugjeruar që të vihet në dispozicion praktika e shkarkimit të kryeministrit të Italisë në vitin 1993.
Po ashtu Murrizi kërkoi që në seancën hetimore të thirrej edhe kreu i SHISH, Helidon Bendo, si dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.