Manastirliu: Janë realizuar më shumë se 650 mijë vaksinime, objektivi ynë është 1 MILIONË imunizime

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastitrliu ka publikuar shifrat e vaksinimit, ku që prej fillimit të fushatës janë kryer më shumë se 650 mijë vaksinime në të gjithë vendin tonë.

Në një postim në Twitter, Manastirliu shprehet procesi i vaksinimit do të vijojë pa u ndalur deri sa të arrihet objektivi në 1 milionë vaksinime.

“Ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 650 mijë vaksinime. Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë të 1 MILIONË vaksinimeve”, shkruan Manastirliu.

Prej javësh vijon procesi i vaksinimit masiv në vendin tonë, ku fillimisht nisi me të moshuarit mbi 80 vjeç dhe më pas vijoi me grupet e tjera të riskuara.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT