LAJMI FUNDIT/ Ja sa të infektuar dhe humbje jete pati në 24 orët e fundit

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3400 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
8 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Devoll, Vlorë, Përmet, 2 raste në Durrës, Sarandë, Delvinë, Gramsh,1 rast në Krujë, Fier, Kurbin, Korçë, Mirditë, Gjirokastër, Tepelenë, Patos, Dropull, Konispol.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 74-90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.