Mbi 11 mijë të vaksinuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 121 persona janë vaksinuar kundër koronavirusit në Shqipëri.

Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë, në total që nga fillimi i fushatës, numri total i të vaksinuarve ka shkuar në 664 452 persona.

Në mbi 20% të popullatës të vaksinuar, më shumë se 200 mijë persona kanë marrë të dy dozat kundër covid. Në vendin tonë aplikohen vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Coronavac .

Lajmi i mirë sot ishte se për ditën e dytë radhazi, në spitalet covid nuk ka asnjë person të intubuar./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT