Çfarë pritet nga Kongresi i PS? Spiropali paralajmëron ‘FURTUNË’: Do të ketë ndryshim në…

Çfarë do të ndryshojë nga kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste, i thirrur nga Edi Rama më 12 qershor, në 30-vjetorin e themelimit të kësaj partie.

“Një ndryshim të strukturave, një formatim të ri. Është partia më e vjetër më e re që mund të gjendet. E dimë se nuk mund të rrimë në vend pas fitores, duhet t’u ofrojmë qytetarëve një parti më të hapur. Të jemi të përgatitur për zgjedhjet lokale dhe qeverisja që është një betejë e vazhdueshme për të përmirësuar shërbimet”, tha Spiropali.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin as mohoi dhe as përjashtoi mundësinë që të jetë pjesë e Qeverisë së re.

“Unë jam në kabinet, nder i madh që jam zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë. Do bëj detyrën time. Është totalisht në diskrecionin e kryeministrit të zgjedhë kabinetin. Rezultati zgjedhor është i certifikuar dhe nga opozita, PD e cila ka pranuar mandatet e dala nga këto zgjedhje do të marrë pjesë në Kuvend. Haleluja”, deklaroi ajo në një intervistë për News24.

Spiropali mendon se fitorja e PS është e pastër dhe atë nuk e ndryshon asnjë ankimim.

“Nuk kam asnjë koment, ajo është detyra e KAS. Nuk kemi ne asnjë arsye të ndërhyjmë në punët e një institucioni që e kemi votuar për të bërë detyrën. Fitorja e PS është e pastër, e pandikuar, e kristaltë siç ka dalë rezultati”, deklaroi Spiropali.

Lidhur me diskutimin për përsëritjen e zgjedhjeve lokale, ajo tha se zgjedhjet janë kryer dhe se sherrnaja politike nuk mund të lërë pa bërë punët pushtetin

“Nuk është debat për ne. Zgjedhjet janë kryer në 2019, pavarësisht ndërhyrjes brutale të Presidentit të Republikës. Zgjedhjet janë, kryetarët e bashkive janë në punë. Nuk kemi ndërmend që për shkak të sherrnajës politike të lëmë pa bërë punët që bën pushteti lokal. Ne jemi të gatshëm në çdo kohë që të përgjigjemi”, u shpreh ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT