Kadilli paralajmëron “luftë” në mbledhjen e Kryesisë së PD: Basha është problemi, jam gati…

“Armiku” i Lulzim Bashës në PD, Fatbardh Kadilli ka kërkuar sërish doreheqjen e parevokueshme të kryedemokratit, të cilin e quan përgjegjës për humbjen e 25 prillit.
Pak para mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar i PD-së, ku do të diskutohet dhe analizohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, Kadilli deklaroi për mediat se Lulzim Basha është problem i Partisë Demokratike.
Kadilli u shpreh se është i gatshëm të garojë kundër Bashës në zgjedhjet për kryetar të PD.
“Jam sot për t’i kërkuar edhe një herë dorëheqjen Lulzim Bashës. Nuk është zgjidhja për PD-në, por problemi i saj. Jam i inkurajuar nga mbështetja e demokratëve. Demokratët kanë nevojë për të ngritur kokën lart. Jam gati të përballëm me Lulzim Bashën në zgjedhjet për kryetar të PD.”, tha Kadilli për mediat.
Kundër Lulzim Bashës ka dalë edhe ish-presidenti Bujar Nishani, një prej figurave kryesore të PD./Gazeta SHQIP