Demokratët votojnë në 13 qershor, miratohet përbërja e komisionit të zgjedhjeve për kryetarin e ri

Tashmë është zyrtare. Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD do të mbahen më 13 qershor, ndërsa Lulzim Basha ka refuzuar të japë dorëheqjen, pavarësisht presionit të zërave kritikë, që ia “faturojnë” atij humbjen e 25 prillit.
Procesi i zgjedhjeve brenda partisë do të hapet më 16 maj deri më 22 maj, ndërsa fushata për kreun e ri të PD-së do të zhvillohet mes datave 24 maj dhe 11 qershor. Më pas, në 13 qershor do të bëhen zgjedhjet sipas parimit “një anëtar, një votë”.
Me asnjë votë kundër, Këshilli Kombëtar miratoi vendimin e kryesisë për përbërjen e komisionit të zgjedhjeve për kryetarin e PD më 13 qershor.
Jemin Gjana do të jetë në krye të Komisionit për Zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike që do të zgjidhet në 13 qershor.
Anëtarët e këtij komisioni do të jenë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjoke Vuksani.
Ndihmës do të jenë Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri.
Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të PD, Lulzim Basha tha se do pranonte që të jepte dorëheqjen, nëse demokratet i cilësojnë zgjedhjet sit ë rregullta./Gazeta SHQIP