Rreth 700 mijë të vaksinuar kundër covid-19 në Shqipëri, sa doza u injektuan 24 orët e fundit

Vaksinimi i popullsisë ndaj Covid-19 vijon me kalendar të kombinuar për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri i të vaksinuarve në Shqipëri, deri në këto momente, ka shkuar në 669 650 mijë persona.
Sipas të dhënave zyrtare, këtë të diel janë vaksinuar edhe 5 198 persona të tjerë. Referuar të dhënave të fundit, 213.418 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCovid duke krijuar imunizim të plotë.
Në vendin tonë kanë ardhur në total 760,100 vaksina antiCovid. 500 mijë prej tyre janë vaksina kineze Sinovac, ndërsa pjesa tjetër janë AstraZeneca, Pfizer dhe Sputnik V.
Kujtojmë se qeveria ka shpallur objektivin për 1 milionë vaksinime në deri në qershor./Gazeta SHQIP