Dorëzohet Vucic për ushtrinë dhe pranimin e Kosovës në Interpol: Po i mbështet Perëndimi
Presidenti serb, Aleksandar Vucic, u ka lënë serbëve të nënkuptojnë se Kosova po bëhet me ushtri, dhe po pranohet në Interpol. Ai ka thënë se kjo po ndodhë, pasi shtetet e Perëndimit, po e mbështesin Kosovën.
Duke folur për pranimin e Kosovës në Interpol, Vucic ka thënë se shtetet Perëndimore e shtyjnë Kosovën me duar e me këmbë, që ajo të hyjë në këtë organizatë ndërkombëtare të shteteve, në fushën e policisë, shkruan gazetametro.net.
Ndërsa, për ushtrinë, ka thënë se ajo do të jetë një burim frike për serbët.
Megjithatë, ai ka thënë se Serbia do ta bëj të pamundurën për ta penguar këtë, dhe se ministri i Jashtëm Ivica Dacic dhe kryeministrja Ana Brnabic, do të udhëtojnë jashtë Serbisë gjatë kësaj jave, për të punuar në këtë drejtim.
Vucic tha se Serbia do të vazhdojë të mbrojë serbët e Kosovës, por në anën tjetër, shpreson që të vazhdohet dialogu, sipas tij, të paktën për të shmangur frikën që serbët e Kosovës mund të ndjejnë./ZgjohuShqiptar.info