Shkarkimi i presidentit, mblidhet sot Komisioni Hetimor! Meta ‘arratiset’ në Slloveni

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës.
Mbledhja do të nisë në 13:00, ndërsa në rendin e mbledhjes sot është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 14 maj 2021, marrja e detyrës së ekspertit ligjor Artan Spahiu dhe komunikimi i përgjigjeve të institucioneve të tjera dhe prezantim me informacionin e ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.
Por, ndërkohë që Komisioni Hetimor zhvillon mbledhje për shkarkimi e tij, Presidenti i Republikës Ilir Meta niset sot në një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë. Kreu i shtetit do të marrë pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj.
Kjo nismë e cila iniciohet për herë të dytë, pas stopimit të së parës që i bëri Partia Socialiste fokusohet te deklaratat e presidentit Meta para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit ku u bë palë me opozitën dhe bëri thirrje që evokonin revolucione apo dhe ndonjë trazirë.
Pas 25 prillit, Partia Socialiste fitoi zgjedhjet, dhe 49 deputetët e kësaj force mblodhën firma të deputetëve për të ngritur komisionin hetimor për shkarkimin e presidentit Meta.
Në mbledhjen e fundit të zhvilluar të premten, anëtarët e Komisionit Hetimor kanë zgjedhur dy ekspertët ligjor të komisionit, Erind Mërkurin dhe Artan Spahiun. Gjatë mbledhjes është diskutuar mbi përgjigjet e marra nga institucionet, në lidhje me objektin e komisionit për shkeljet e kryera nga presidenti Ilir Meta, gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.
Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni teksa tha se kanë ardhur shkresa nga SPAK nga AMA, nga policia dhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procesin e hetimit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së dates 14 maj 2021
2. Marrja e datyrës nga eksperti ligjor z. Artan Spahiu
3. Komunikimi i përgjigjeve të institucioneve të tjera dhe prezantim me informacionin e ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive
4. Çështje të tjera
Meta në Slloveni
Ndërkohë që Komisioni Hetimor zhvillon mbledhje për shkarkimi e tij, Presidenti i Republikës Ilir Meta niset sot në një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë. Kreu i shtetit do të marrë pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj.
Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe Presidentët e vendeve të rajonit.
Meta do të mbajë një fjalim gjatë këtij Samiti, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare dypalëshe me homologët pjesëmarrës.