Sulmi në zyrat e FRD/ Komisioni Hetimor nxjerr videon e Metës, emocionohet Braho. Hyseni me kritika për fjalorin banal

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta e ka nisur mbledhjen e radhës, duke publikuar disa video të konfliktit të famshëm të kreut të shtetit në zyrat e FRD-së ku u përplas me policinë.

Videon e përplasjes së Metës, Spartak Braho kërkoi ta shihte dy herë.

“U emocionuat zoti Braho, mua më erdhi keq”, tha Alket Hyseni. Në video u transmetuan edhe fjalët e pista të artikuluara nga personat e pranishëm në konflikt.

Por, ndërkohë që Komisioni Hetimor zhvillon mbledhje për shkarkimi  e tij, Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet  në një vizitë zyrtare në Slloveni.

Kreu i shtetit ka marrë pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, që po mbahet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT