Qytetarët dynden në sheshin “Skënderbej”, fluks pranë tendave të vaksinimit

Dhjetëra qytetarë janë dyndyr në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë, pranë tendave të vaksinimit, duke krijuar radhë të gjatë
Janë një numër i madh personash që presin për të marrë vaksinën, ku disa prej tyre po marrin dozën e dytë të vaksinës kineze, ndërsa të tjerë po marrin dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri i të vaksinuarve në Shqipëri, deri në këto momente, ka shkuar në 669 650 mijë persona.
Sipas të dhënave zyrtare, këtë të diel janë vaksinuar edhe 5 198 persona të tjerë. Referuar të dhënave të fundit, 213.418 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCovid duke krijuar imunizim të plotë.