Komisioni Hetimor hap “USB me prova” për shkarkimin e Metës, analizohen një e nga një videot e presidentit

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Hetimor që do të shqyrtojë kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në Komision është paraqitur një USB me disa video të presidentit Ilir Meta  nga emisione por edhe dalje të tjera publike, ku ka bërë deklarata që maxhoranca i konsideron si shkelje të rënda.

Videot e shfaqura në Komision janë nga emisione si “Të paekspozuar “, ku Meta flet për kryeministrin Edi Rana, një tjetër është tek “Syri” me Çim Pekën, ku presidenti bëri deklaratën e famshme për të rrëmbyer sfurqet dhe lopatat, por edhe video e përplasjes me policinë Bashkiake në zyrat e FRD-së, si dhe disa postime të tij në Facebook.

Teksa jepen videot janë komisonerët ata që analizojnë dhe komentojnë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT