“Me Bashën e sigurt që PD i humb zgjedhjet pas 4 vitesh”/ Ahmetaj: Kam pyetur Berishën kush ta solli këtë. S’më ktheu përgjigje

Karnavale i ka konsideruar Bislim Ahmetaj mbledhjet e Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar të PD-së mbrëmjen e djeshme. Sipas tij të dyja mbledhjet i dhanë një goditje shumë të madhe procesit të zgjedhjeve në PD.

Ahmetaj thotë se me Bashën PD i humb sigurt zgjedhjet edhe pas 4 vitesh.

“Lulzim Basha është në detyrë. Po të ishte qytetar evropian, minimumi i veprimit të tij do të ishte dorëheqja e parevokueshme. Gjithmonë në krye të Komisionit të Zgjedhjeve për Lulzim Bashën ka qenë Jemin Gjana. Gjithmonë janë bërë manipulime. Fakti është që afroi zgjedhjet kaq shpejt, thjesht legjitimoi që është njeri i Edi Ramës. Ne nuk kemi nevojë për zgjedhje kaq urgjente. Tregon se ai me detyrë në krye të opozitës shqiptare. Ai njeri nuk frymëzon. Me Lulzim Bashën në krye PD e sigurt që i humb zgjedhjet pas 4 vitesh. Ai është thjesht shtojcë e pushtetit të Ramës”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT