Shkarkimi i Presidentit/ Mblidhet komisioni, Braho: Nëse Meta nuk njeh Kuvendin, ky është puç

Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit është njohur me letrën refuzuese të presidentit për të mos qenë pjesë e seancës dëgjimore, duke e cilësuar si të delegjitimuar këtë institucion.

Kjo ka shkaktuar reagimin e socialistit Spartak Braho, i cili ka deklaruar se nëse presidenti nuk e njeh Parlamentin, atëherë kjo mund të mund të cilësohet edhe si puç kushtetues.

Presidenti kishte dërguar një letër ku jepte arsyet e tij pse nuk do të jetë prezent në këtë komision. Ndërsa kryekomisioneri Alket Hyseni, ka deklaruar se nga dita e mërkurë deri të hënën, komisioni është i gatshëm të presë presidentin kur të dojë.

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje Kuvendit lidhur me ftesën për t’u paraqitur në seancë dëgjimore në Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e tij. Në një përgjigje të gjatë, Meta thotë se sipas tij kjo kërkesë, në përmbajtje të saj, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj.

“Kuvendi duhet të mbajë në konsideratë se, çdo kërkesë për informacion në kuadër të ndonjë procesi “hetimor”, është e palegjitimuar, fiktive, jashtë çdo lloj afati, dhe jo vetëm që cenon hapur të gjitha parimet kushtetuese demokratike të shtetit të së drejtës, por në mënyrën se si është iniciuar, vlerësuar, miratuar dhe po vijon të realizohet, tregon qartë se përpiqet të krijojë idenë se Kuvendi po ushtron funksionet e tij, ndërkohë që, asnjë proces i kësaj natyre (hetimor) nuk mund të ushtrohet e të zhvillohet në këtë periudhë tranzitore të përfundimit të mandatit të Kuvendit aktual, të detyrës së Kuvendit të ri të zgjedhur më 25 prill 2021”, shkruan ndër të tjera Meta në letrën drejtuar Parlamentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT