Radhë të gjata në shesh/ Qytetarët ankohen: Nuk ka vaksina po presim me ditë

Doza e dytë e vaksinave po iu mungon qytetarëve. Kjo është situata prej dy ditësh në sheshin “Skënderbej”, në qendrën më të madhe të vaksinave anti Covid.

“Kemi dy ditë që presim. Na thonë prisni deri në orën 12:00, më pas na thojnë të ikim se nuk ka vaksina”, thotë një qytetar në emisionin “Breaking në Top News.

Të shumtë janë qytetarët që kanë bërë vaksinë e parë kineze dhe janë në pritje të marrjes së dozës së dytë. Ndërkohë që në pikën më të madhe të vaksinimit bëhet e ditur se ka vetëm vaksina AstraZeneca. Ditën e djeshme Qendra kishte mbyllur më herët se orari zyrtar, pasi mungonin vaksinat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT