Fakti që tregon se PD pranon humbjen në zgjedhje, beteja zhvendoset në të ardhmen

Edhe pse beteja për 25 prillin vazhdon në KAS, Partia Demokratike duket se ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare.

Pavarësisht deklaratave dhe qëndrimeve publike, po të analizosh një veprim të thjeshtë në faqen zyrtare të PD, kupton se tashmë beteja për të mposhtur Ramën, spostohet në zgjedhjet e ardhshme.

PD hyrë në këto zgjedhje me sloganin “Shqipëria fiton”, por pas humbjes slogani ka ndryshuar në “Shqipëria do të fitojë”.

Pra bëhet fjalë për një veprim që supozohet se do të ndodhë në të ardhmen dhe siç duket, edhe pse në heshtje, opozita duket se është pajtuar me vullnetin e qytetarëve në 25 prill.

Kujtojmë se figura të ndryshme brenda PD kanë deklaruar se nuk do t’i njohin zgjedhjet, edhe pse nuk ka patur ende një vendim zyrtar.

Më shumë sesa fokusi tek zgjedhjet parlamentare, beteja në PD është zhvendosur tek zgjedhjet për kryetarin, të cilat do të mbahen më 13 qershor.

Lulzim Basha, i cili refuzoi të japë dorëheqjen, do të rikandidojë kundër Fatbardh Kadillit, edhe pse në pozita të pabarabarta./Gazeta SHQIP

Fakti që tregon se PD pranon humbjen në zgjedhje, beteja zhvendosetFakti që tregon se PD pranon humbjen në zgjedhje, beteja zhvendosetFakti që tregon se PD pranon humbjen në zgjedhje, beteja zhvendoset

Back to top button
LAJMET E FUNDIT