U arratis drejt Shqipërisë me miliona para, arrestohet bashkëpunëtorja e biznesmenit turk (FOTO)

Ditën e sotme është arrestuar bashkëpunëtorja e biznesmenit turk që vodhi miliona para në vendin e tij dhe u arratis drejt Shqipërisë.
Rana Azap punonte në departamentin e financave të ndërrmarrjes së parave kripto ‘Thodex’.
Pas arratisjes së bosit të kriptomonedhës Faruk Fatih Özer, Rana ishte një nga tre emrat më të rëndësishëm të përmendura në hetim.
Po ashtu janë në kërkim edhe zhvilluesi i softuerit, Oral Çınar, si dhe Zuhal Özer, gruaja e të vëllait, Güven Özer.
Kujtojmë se Ozer vijon të jetë i fshehur në Shqipëri dhe mediat turke kanë shkruar se po mbrohet nga mafia shqiptare dhe po i shpëton arrestimit përmes ryshfetit.
