Veliaj shfaqet në krah të Zv.Sekretarit amerikan të shtetit, në Uashington

Kryebashkiaku Erion Veliaj takon në Uashington zv.Sekreatrin amerikan të shtetit, Matthew Palmer.
“Shumë i lumtur që takova Zv/Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer në Washington, DC! Qytetet janë një platformë e shkëlqyer bashkëpunimi dhe inovacioni. Po përpiqemi që Tirana të jetë jo vetëm një urë-lidhëse në rajon, por edhe të bashkëpunojmë me kryebashkiakët në SHBA dhe qytetet tona simotra, teksa përgatitemi për #EuropeanYouthCapital2022”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës.
Pak ditë më parë, Erion Veliaj ndau dhe një tjetër foto nga një takim që kishte bërë në SHBA me ish-ambasadorin e SHBA në Shqipëri Aleksandër Arvizu.
