“More! E kanë mendjen tek paratë”/ Ristani ‘shpërthen’ ndaj deputetëve të PD-së: Ja ç’thanë për bashkëpunimin me Ramën

Arben Ristani, është kthyer në një nga zërat më kritikë kundër kryedemokratit Lulzim Basha brenda Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Opinion”, ai ka akuzuar kolegët e tij demokratë se mendojnë vetëm për të ardhurat e tyre, duke cituar deklaratën e njërit prej tyre, por pa e përmendur me emër.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO: 

Arben Ristani: E ndoqët? Një nga deputetët e rëndësishëm të Partisë Demokratike, i pyetur në një nga emisionet shumë të nderuar, i pyetur se ç’kishte për të thënë për kërkesën e kryeministrit Rama për bashkëpunim, tha se Rama nuk e kishte seriozisht atë sepse po ta kishte, nuk do ta merrte Portin e Durrësit për vete.

Blendi Fevziu: Pra do e ndante

Arben Ristani: Janë deputetë të rëndësishëm mo vëlla

Blendi Fevziu: E ka pasur në kontestin që për çdo gjë të madhe duhen pyetur

Arben Ristani: Jo more, e kanë mendjen tek paratë, pse i shkon mendja direkt tek Porti i Durrësit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT