SHBA shpall “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij: I korruptuar, minoi demokracinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij.
Sekratari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dhënë lajmin se ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shpallur i papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Berisha akuzohet si i korruptuar dhe si një person që po minon demokracinë në Shqipëri.
“Aktet e korruptuara të ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në mesazhin e Blinken.