Berisha “non grata” nga SHBA, Braçe: Më vijnë në mendje Ziveri, Faiku, Hekurani, Aleksi…

Për vendimin e DASH, i cili i ndaloi hyrjen në SHBA Sali Berishës dhe familjes së tij, në radhët e PS kanë nisur reagimet.
Pas Taulant Ballës, reagoi me anë të një statusi të shkurtër në Facebook edhe zëvendëskryeministri Erion Braçe.
Braçe shkruan se pas këtij vendimi, të vetmit që i vijnë në mendje janë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Aleks Nika”.
“SHBA i ndalojnë hyrjen në vend “familjes”! Berisha dhe familja e tij ndalohen për shkak të korrupsionit dhe luftës ndaj demokracisë! Në këtë moment, të vetmit që më vijnë në mendje janë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Aleks Nika, të pushkatuar për të mbrojtur korrupsionin e familjes; 26 të vrarët nga shpërthimi i korrupsionit të familjes në Gërdec!”, shkruan Erion Braçes./ Gazeta SHQIP