VIDEO/ Si e paralajmëroi ambasada amerikane shpalljen “non-grata” të Sali Berishës

I gjithë opinioni shqiptar u njoh sot me lajmin e bujshëm e shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Prej kohësh SHBA kishte paralajmëruar ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar duke paralajmëruar prekjen e majave më të larta të politikës shqiptare.

Po si arriti SHBA-ve deri në këtë pikë duke nisur me procesin e bërjes publike të zyrtarëve të padëshiruar në Shqipëri, duke ia refuzuar vizat amerikane, jo vetëm të zyrtarëve, por në bllok të familjarëve të tyre. Të tilla janë vendimet për disa gjyqtarë, ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, deputetin Tom Doshi dhe ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.

Ambasada Amerikane  2 vite më parë e paralajmëroi ngarjen e sotme, me një video-mesazh ku thotë se 14 shqiptarë të shpallur ‘non grata’.

Deri më sot 3 zyrtarë janë shpallur  Non Grata nga SHBA  ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe deputetit Tom Doshi Ambasada e SHBA në Tiranë  publikoi me anë të një video-mesazhi të shkurtër, por të qartë në faqen zyrtare duke deklaruar se lufta kundër korrupsionit është prioritet i saj në Shqipëri.

Postimi i  plotë i Ambasadës Amerikane në vitin 2019:

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara

Disa zyrtarë të korruptuar shqiptarë dhe anëtarët e familjeve të tyre janë skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në SHBA. Është një ndëshkim i rëndë vetëm për zyrtarët më të korruptuar kudo në botë”.

Por si e vendos SHBA-së rastin kur një zyrtar shpallet ‘non grata’?

“1. Të kërkuarit, pranuarit apo dhënien e parave, dhuratave, apo përfitimeve të tjera personale në shkëmbim të favoreve, të ofruara për shkak të postit.

2. Përvetësimin e fondeve publike

3. Ndërhyrjen në procese gjyqësore, zgjedhore apo procese të tjera publike.

Sekretari i shtetit mund ta përcaktojë individin dhe anëtarët e familjes në mënyrë publike apo private. Sekretari i shtetit ka përcaktuar publikisht rreth 100 persona në të gjithë botën, 14 prej të cilëve janë shqiptarë. Raste të tjera po vijnë.

SHBA do t’iu hapin dyert zyrtarëve publikë me etikë, ndershmëri dhe përgjegjësi. Zyrtarët e tanishëm dhe të kaluar të korruptuar dhe anëtarët e familjeve të tyre rrezikojnë që të humbin privilegjin për të hyrë në SHBA në të ardhmen” mbyllet mesazhi i ambasadës së SHBA-së.

SHBA është mbështetësja e fortë e zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri.

Nuk dihet ende se kush do jenë 11 zyrtarët e tjerë politikanë, njerëz të drejtësisë apo biznesmenë. Syri i  Departamentit Amerikan të shtetit duket se është mbi Shqipërinë edhe politikanët tanë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT