Zbulohet çfarë pritet të bëjë Berisha pas deklaratës së DASH. Dy nga njerëzit afër tij zbulojnë si do përdoret Kosova për të relativizuar arsyet e shpalljes ‘non grata’

Pavarësisht se deklarata e DASH e thotë qartë se bëhet fjalë për korrupsion madhor e pavarësisht se gjithë Shqipëria e njeh prej 30 vitesh Berishën, ai nuk heq dorë nga taktika e tij e zakonshme e përhapjes së mjegullës. Shenjat e para i jep nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka ka publikuar dy foto, në njërën shihet ish-kryeministr Berisha ndaj ish-Presidentit të SHBA-VE, George Bush dhe në tjetër, kryeministri Edi Rama me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Pa shkruar asnjë fjalë, përmes këtyre fotove, Paloka lë të nënkuptojë se futja e Berishës në ‘listën e zezë’ të Departamentit Amerikan të Shtetit, është një ndëshkim për qëndrimin e tij, lidhur me çështjen e Kosovës.

Postimi i Palokës

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe zëri i parë që erdhi nga radhët e bluve, kryedaktorit të gazetës zyrtare të PD, Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi. Në një reagim, Kasmi e quante Berishën ‘burrë shteti’, ndërsa arsyet e vendimit të DASH i lidhi me qëndrimin e ish-kryeministrit për ndarjen e kufijve Kosovë-Serbi.

Postimi i gazetës së PD

Nuk do ishte hera e parë që Berisha përdor Kosovën per t’u shpetuar krimeve te kryera në Shqipëri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT