Balla nxjerr videon: Ja si veprimet e Berishës i kushtuan 414 milionë euro dëme shtetit shqiptar

SHBA-të i kanë ndaluar futjen në vend të ish-kryeministrit Berisha dhe familjes së tij. Përmes një postimi në Twitter, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehet se Berisha minoi demokracinë në vend.
I menjëhershëm ishte reagimi Taulant Ballës, ku e përshëndeste vendimin e SHBA për shpalljen “Non Grata” të Berishës. Balla ka reaguar sërish në një postim në rrjetet sociale ku ka reaguar: Kush kishte të drejtë?! 36 përballje gjyqësore me berishët për aferat korruptive të Saliut, familjes dhe aleatëve të tij. 36 padi për “shpifje” të ngritura nga berishët ndaj meje.
Postimi i Taulant Ballës:
Kush kishte të drejtë?!
36 përballje gjyqësore me Berishët për aferat korruptive të Saliut, familjes dhe aleatëve të tij. 36 padi për “shpifje” të ngritura nga Berishët ndaj meje.
Po kujtoj sot aferën CEZ, dosja më korruptive për Shqipërinë në këto 30 vite. Veprimet e Berishës&co i kushtuan 414 milionë euro dëme shtetit shqiptar.
Kjo dosje duhet rihapur me urgjencë. Personat e përfshirë në këtë aferë duhet të hetohen duke filluar me Sali Berishën.