“Opozitë me brekë nëpër këmbë”/ Berisha non-grata nga SHBA, gazetari: Veprim i vonuar

Në emisionin Open në Top Channel mbrëmjen e sotme u diskutua shpallja ‘non grata’ për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij nga SHBA.

Gazetari Andi Bushati e quajti një veprim të kalkuluar dhe të vonuar

“Një akt i kalkuluar, i lidhur me interesat e ditës dhe mbi të gjitha i vonuar sepse është aq vonë sa sot përveç Ramës nuk i shërben asnjë qytetari, për t’i shërbyer më të fortit në krahasim me një i opozitë të squllët dhe të gjithë atyre që edhe kur Berisha i bënte aktet që akuzohet sot dhe atëherë e quanin burrë shteti dhe në të tjerët që e kritikonim na quante celula anti amerikane. Duhet të ndihesha i lumtur se më kanë dalë tezat e para një dekade.

Kjo ndodh tani sepse ne kemi një opozitë me brekë nëpër këmbë që nuk i mbron dot shqiptarët nga regjimi dhe ka një fabul që vetëm dy njerëz mund ta radikalizojnë opozitën dhe ne duhet të shantazhojmë këta. Jemi në një fazë hipokrite dhe duhet ta përtypim siç përtypim shumë gjëra. Unë nuk e besoj këtë gjë,” tha Bushati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT