A duhet të dorëhiqet Sali Berisha? Nesho: Jo! Zogaj: Nuk do t’i bëjë karshillëk SHBA

Agim Nesho thotë i bindur se Sali Berisha nuk do të dorëhiqet nga posti i deputetit në Parlamentin e ri.
“Ai ka kërkuar faktet. do t’i sugjeroja që të qëndrojë. ai ka aksionet e tij në politikë dhe as e tund fare kjo gjë”, tha diplomati në emisionin Opinion.
Analisti Preç Zogaj u shpreh se vendimi i takon Berishës.
“Me aq sa e njoh unë do të mendohet gjatë dhe nuk besoj se do ta kalojë kaq lehtë dhe do të marrë vendim në funksion të qepjes së marrëdhënies me SHBA. Në tërësi, Berisha ka qenë politikan i orientuar nga euro-atlantizmi, ka pasur zig-zaget e veta në raport me shba, por në tërësi kam një bindje se zemra e tij ka rrahur për euroatlantizmin. Ai do të punojë ta qepë këtë marrëdhënie, nuk do t’i bëjë karshillëk SHBA, do ta gjejë rrugën, por se cila do të jetë i takon atij ta mendojë”, tha Zogaj.