“Ky është një mesazh i qartë”, Xhafaj komenton “non-gratan” e Berishës: Sinjal për nevojën jetike për demokraci në Shqipëri

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj ka komentuar vendimin e DASH, për të shpallur person “non-grata” ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha.
Deputeti i ardhshëm i Kuvendit, i cili theu listën e kryetarit ka ripostuar në Twitter deklaratën e Entony Blinken, teksa shton se ky është një sinjal i qartë për nevojën jetike që ka vendi ynë për konsolidimin e demokracisë.
Për Xhafajn, vendimi i sotëm është një mesazh i qartë i SHBA-së.
Përshëndes vendimin e drejtë të DASH i cili është një sinjal i qartë e konseguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.⚖️
Ky është një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur. ?? https://t.co/xuKUw9ITIn
— Fatmir Xhafaj (@FatmirXhafaj) May 19, 2021