Berisha “Non Grata”, Ralf Gjoni: Ujku, ujku por çakalli bën kërdinë, vendimi duhej që në ’97, doktori të shkojë…

Vendimi i DASH për shpalljen non grata të Berishës ka qenë objekti i diskutimit në Parlamentin shqiptar. Kjo për faktin se në rendin e ditës ishte miratimi i marrëveshjes së ekstradimit mes dy qeveria, Shqipërisë dhe SHBA-së.

Deputeti Ralf Gjoni në lidhje me këtë vendim u shpreh se i shkon për shtat shprehja popullore “ujku, ujku, por çakalli bën kërdinë”. Ai shtoi se akti është i rëndë dhe domethënës, duke thënë se duhet t’i merret pasuria çdokujt që ia ka vjedhur atë shqiptarëve.

“Një doktor me dy gishta lart na bëri të besoj në fabulën imagjinare të demokracisë. Nuk mund të heshtim për atë që ka ndodhur, që ka në fokus personazhin më të rëndësishëm në tranzicionin tonë. DASH e akuzoi për korrupsion domethënës. Sipas DASH, Berisha ka përdorur pushtetin për të pasuruar xhepin e tij dhe të aleatëve të tij politik, në kurriz të qytetarëve dhe institucioneve. Ka ndodhur që Berishës i është ndaluar hyrja në SHBA dhe familjarëve.

Është akt i rëndë dhe domethënës. SHBA e ngriti Berishën dhe i qëndroi në krah si president e kryeministër, e tashmë e ndalon të hyjë në Amerikë. Të rinjtë thonë se akti është i vonuar dhe jam dakord. Do ishte mirë që SHBA të bënte diçka në 1997. SHBA të na ishte pranë edhe më 1997, të na kishin kursyer edhe vite të tjera lëngimesh. Ujku, ujku, por çakalli bën kërdinë, thotë populli. Sot, shqiptarët presin që llogaridhënia të jetë diçka që realizohet, që reforma në drejtësi të shkojë deri në fund. Ne do të merremi me ujkun që po ngordh apo çakenjtë që bëjnë kërdi, institucionet të punojnë e të hapin dosje. Çdokush që ka grabitur pasurinë e përbashkët, t’i sekuestrohet dhe t’i kthehet popullit”, deklaroi Gjoni.

Pjesë nga deklarata

Traktati për ekstradimin midis Shqipërisë dhe SHBA është shumë i rëndësishëm. Ky është traktati I dytë pas asaj të mbretit Zog, do filloj një pastrim I krimit të organizuar dhe pisllëkut që ka kapur këtë vend. Një doktor me dy gishta lart na bër të mendojmë për demokracinë, Sekretari Amerikan e akuzoi Sali Berishën si i korruptuar dhe përdorimin e pushtetit për pasurimin e familjarëve të tij, tha Ralf Gjoni.

Deputeti shkoi dhe më tej ku tha se ne e dinim qe Sali Berishës i është ndaluar hyrja në SHBA, Amerika që e ngrit dje ka marrë një vendim që I ka ndaluar hyrjen ne SHBA. Miqtë tanë Amerikanë duhet të kishin bër këtë gjë edhe më parë, do kisha dashur që SHBA te na I kishte kursyer 8 vitet e Sali Berishës në pushtet.

Ujku, ujku dhe çakalli po bëjnëë kërdinë, sot shqiptarët presin që reforma në drejtësi të mos ngel në imagjinatë. Ne do merremi me ujkun e ngordhur apo me çakenjtë që po bëjnë kërdinë. Ky popull të filloj njëherë e mire ta prek drejtësinë, që kush ka vjedhur të jap llogari dhe paratë tu shkojnë popullit shqiptar. Sali Berisha në Gjirin e Lalzit mund të rrij, unë sot pres drejtësi për pronat e prindërve të mi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT