Koçi: Me kapjen e “peshkut të madh” është hapur rruga morale që SPAK të hetojë çdokënd tjetër

“Shpallja ‘non grata’ e Berishës është një energji re për SPAK për të hetuar çdo politikan edhe të këtij rangu”. Kështu u shpreh zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, teksa ishte i ftuar në studion e “Breaking” në Top News.

Sipas tij, me kapjen e “peshkut të madh” që është Berisha, de facto është hapur rruga morale që SPAK të hetojë çdokënd tjetër.

Gjithashtu Koçi komentoi edhe studion ligjore të vajzës së ish-kryeministrit, Argita Berishës. Ai u shpreh se ka qenë marrëdhënie e Berishës (familjes) me paratë.

“Kjo studio ligjore ka qenë mekanizmi për të shkuar te ky pasurim i çuditshëm. Ndihmoi për të pasuruar aleatët e tij politik, aleatë të ngushtë, e dihet që më besniku është Ilir Meta. E kështu e kam lexuar edhe dje deklaratën e DASH, që është mesazh edhe për presidentin”, tha Koçi.

Deputeti i Parlamentit të ri u shpreh se SHBA është e vendosur që të ndëshkojë krimin madhor. Sipas tij, Shqipëria e ka pasur këtë shumë të nevojshme një gjë të tillë dhe se është “një ditë çlirimi në të gjitha pikëpamjet”.

Pjesë nga intervista:

Si e lexuat deklaratën e Berishës pas vendimit të DASH?

Është e pamundur që të mbrohesh. Ajo përpjekja për të kërkuar llogari, është e tepërt dhe e ekzagjeruar. Por vjen nga momenti i vështirë që është.

Momenti është zgjedhur pas zgjedhjeve të 25 prillit, pasi zgjedhjet janë arritja më e bukur në vitet e fundit, me standarde evropiane sidomos ditën e votimit. SHBA-të duke parë realisht këtë arritje, nuk do të lejonte që kjo arritje të cenohej. Nëse jemi me dinjitet në NATO, atëherë pse të mos jemi me dinjitet edhe në negociatat për në BE.

Zgjedhjet është karta më e fuqishme që ky proces të fillojë. Partia Demokratike të mos jetë më pre e frymës së Berishës, por të rinovohet. PD ka qenë pronë private e Berishës.

A do e dorëzojë Berisha mandatin e deputetit pas vendimit të DASH, ashtu siç bëri Tom Doshi?

Normalisht duhet të kishte një vendim të PD, të marrë nga kryetari aktual, që ta nxirrnin Berishën jashtë grupit parlamentar. Por mandati varet nga Berisha, të reflektojë që të heqë dorë nga mandati.

Çfarë efektesh zinxhirë sjell?

Drejtësia është më e çliruar për të vepruar te Saliu dhe te të tjerët. Kemi tashmë një monument të gjallë të rrëzuar.

Kush e ka radhën në politikën shqiptare? Shumë kanë shenjëstruar Metën, është momenti i tij tani?

Për mua nëse vendoset drejtësia, momenti është për këdo. Nuk ka pse të kemi një radhë të paracaktuar. Kush është përfshirë në afera, duhet që të nisë ndjekja penale, të hetohet.

Drejtësia vepron duke u bazuar në fakte, kur këta lloj politikanësh kapën gafil, e në rastin e Metës ka raste të tilla. Me një procedurë dhe vendime tepër komprometuese, u mbyll çështja për videon e Metës. Kjo gjë bëri që të rritej këmbëngulja e ndërkombëtarëve që të kishte një reformë në drejtësi. Duhet patjetër që ta pranojmë që ka qenë vullneti i PS-së që kësaj reforme ti shkonte në fund.

A është momenti i duhur që Basha të distancohet nga Berisha?

Do të ishte, por kam përshtypjen që nuk e bën dot. Ndryshe nga Rama që e mori përmes një beteje, Basha e mori partinë përmes një dhurimi. Ia dha Berisha, de facto është vartës i Berishës.

Basha këtë rast mund ta shfrytëzonte si një moment reflektimi. Duhej të ishte me një qëndrim pak më korrekt në raport me vlerësimin e DASH. Është një ndëshkim ndërkombëtar, bëhet fjalë për një deklaratë të DASH që e lexon e gjithë bota.

Sa peng e ka mbajtur PD-në Berisha?

Nuk është problemi se ka mbajtur peng PD-në, por Shqipërinë. PD fatkeqësisht vazhdon të ketë një profil dhune. Edhe në retorikën e Bashës, e gjen një gjë të tillë, me këto automatumet që jep. Deklarata që kanë brenda shpirt makabër. Berisha është një figurë që socialistët e urrejnë, por një drejtues i PS-së nuk e thotë se do ja bëjmë Berishës si Kadafit, do ta marrim zvarrë në lanë, gjëra të tmerrshme. Të armatoset populli, edhe kjo është e ndëshkueshme.

Një drejtësi e vonuar, por që në fund ka ardhur dhe një mesazh edhe për të tjerë.

Koçi: Me kapjen e “peshkut të madh” është

Back to top button
LAJMET E FUNDIT