Pjesë e listës së zezë të SHBA/ Berisha paralajmëron mos dorëzimin e mandatit: Basha mbajti qëndrimin e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp për të komentuar shpalljen non-grata nga SHBA.
Ai gjithashtu komentoi edhe reagimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha, i cili mbajti dje një qëndrim korrekt ndaj futjes së familjes Berisha në listën e zezë të SHBA.
Berisha u shpreh se Basha shprehu qëndrimin e PD dhe se ishte kundër bashkëqeverisjes që kërkohet nga kryeministri Edi Rama.
“Basha ka shprehur qëndrimin e tij, unë mendoj se PD një qëndrim do shprehte, dhe ai mendimin e saj shprehu. Bashkëqeverisja do të ishte fatalitet, vendit i duhen gjedhje të lira të ndershme,” tha Berisha.