“Berisha dhe Meta, marrëdhënie lëvizëse si banda”/ Çupi: Të dhënat janë se do gjykohen në Hagë

Analisti i njohur, Frrok Çupi, është shprehur sot se shpallja “non grata” e Sali Berishës nga SHBA, është mesazh që shkon përtej tij dhe Metës.
“Mesazhi shkon përtej tyre. Praktikisht është prekur vetëm maja e piramidës. Të dhënat janë se në SPAK do të mbërrijnë pjesë-pjesë 1000 elementë të drejtësisë. Pritet që të merren masa të jashtëzakonshme sigurie, që janë për disa elementë.
E dyta është se si do të reagojnë këta në vazhdim. Thuhet se mund të arratisen nga vendi, gjë që për mua është shumë e vështirë që të fshihen nga SHBA”, tha Çupi.
Analisti i njohur u shpreh se Berisha dhe Meta kanë marrëdhënie lëvizëse si banda. Sipas të dhënave të tij, që të dy do të gjykohen në Hagë, pasi nuk mund të hetohen nga drejtësia shqiptare.
“Krimet e tyre janë njësoj si të Millosheviç. Janë katër akuza penale, organizim në organizata terroriste, ka përdorur pushtetin për të krijuar përfitime për familjen. Ka një korrupsion të rëndësishëm, i cili mbledh para për të krijuar grushte shteti në vend apo rajon, për të krijuar turbullira në kohë të caktuara, për të çorientuar orientimin e Shqipërisë”, tha Çupi.
Ky i fundit shtoi se ka një konkurrencë mes tyre për pasurinë, që është e tëra e paligjshme.