Nëse Berisha dorëzon mandatin, ja deputeti që i buzëqesh fati

Vendimi i DASH për të shpallur si person të padëshirueshëm ish-liderin e PD-së, njëherësh ish-kryeministrin Sali Berisha po shoqërohet me debatin nëse ai do të largohet edhe nga jeta politike përfundimisht duke dorëzuar mandatin e deputetit.
Nëse Berisha në mënyrë hipotetike deklaron se do të refuzojnë marrjen e mandatit, atëherë i hapet rruga për të gjetur pasuesin në listën e deputetëve.
Sipas Kodit Zgjedhor, nëse deputeti dorëhiqet atëherë ai zëvendësohet me pasuesin e listës, në rast se është plotësuar kuota gjinore. Në të kundër, në rast nuk është plotësuar, kjo kuotë, atëherë duhet të zëvendësohet me një femër. Por në rastin aktual, PD-ja e ka plotësuar kuotën gjinore të listës dhe emri që mund ta marrë mandatin e dorëzuar të Berishës është Aldo Bumçi i renditur i 16-i në listë e PD-së. Ai ka marrë 2139 vota preferenciale dhe se futet si deputet, pasi asnjë nga kandidatët demokratë nuk e ka kaluar herësin e nevojshme për të thyer listën fituese me 15 deputetë.
Bumçi një emër i njohur i PD-së, ministër i qeverisë në kohën kur kryeministër ishte Berisha i duhet të zëvendësojë shefin e tij të dikurshëm, kjo nëse ish-lideri demokrat vendos të mos e marrë mandatin e deputetit.