Ish-deputeti i PD: Sali Berisha nuk ishte dje te Mali me gropa, por “bomba” nga SHBA e zuri atje ku ishte

Ish-deputeti i PD-së, Fatos Hoxha ka komentuar vendimin e DASH për shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se DASH ka prova të shumëfishta ndaj ish-kryemnistrit. Ai shton se Doshi ishte më burrëror se sa Berisha.

“Sali Berisha dje nuk ishte në Malin me Gropa, por “bomba” nga Amerika e zuri atje ku ishte.

Dëme kolaterale nuk pati, përveç rrezikut që PD të gjymtohet…. por kjo është çështje e Lulit, që gjithmonë i kupton gjërat vetëm pas vdekjes. Dje pati komente se pas deklaratës së DASH, Berisha është bërë si Doshi. Të dy formojnë një binom se i lidh i njëjti hall. Une nuk e shoh keshtu dhe nuk pajtohem me barazimin. Une jam i sigurte se ajo qe ka DASH per Berishen është shumëfish i asaj që mund të ketë për Doshin. Ky eshte dallim i madh! Së dyti, reagimi i Doshit ndaj “gjëmës” ishte burrëror. Doshi dorëzoi mandatin dhe tha që hallin do ta sqaronte si person privat.

Berisha po fshihet pas mandatit, pas Lulit, (turp i madh) dhe pas PD”, shkruan Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT