“O Berisha në Parlament, ose…”/ Spahiu bën parashikimin pas vendimit të DASH

Për ish-kreun e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu vendimi i DASH për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha do të thotë se ai nuk do të jetë më pjesë e Parlamentit shqiptar.

Sipas tij në seancën e parë të Parlamentit nuk do të jenë në sallë Berisha dhe ambasadorët, e se dikush nuk duhet të jetë i pranishëm.

“PARASHIKIM: Nëse Lulzim Basha nuk e largon Sali Berishën nga Partia Demokratike dhe si deputet i tyre, në shtator SHBA dhe BE zyrtarisht ndërpresin mardhëniet me grupin parlamentar dhe partinë duke e bojkotuar pa afat. Kush mendon se shpallja Non-Grata pengon vetëm vajtjen si turist në Amerikë, ka gabuar shumë rëndë. Ruajeni këtë mesazh deri në 10 shtator: Atë ditë: Ose Berisha, ose ambasadorët në sallë ditën e parë të legjislaturës parlamentare: Të dy, JOOO”, shkruan Spahiu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT