“Një i plagosur…”/ Dalin pamjet nga stërvitja ekstreme e NATO-s që po zhvillohet në Shqipëri (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga stërvitja më e madhe ushtarake në Rajon “Defender 21”, që po zhvillohet në baza të ndryshme në të gjithë Shqipërinë.
Trupat shqiptare janë bërë pjesë e stërvitjes, ndërsa udhëhiqen nga ushtria amerikane.
“Disa momente nga stërvitja më e madhe ushtarake në 3 dekadat e fundit në rajon, që po zhvillohet në disa baza të ndryshme në të gjithë Shqipërinë”, shkruan Rama.
Në funksion të stërvitjes janë vënë të gjitha artileritë dhe mjetet që ka në dispozicion ushtria shqiptare, ndërsa janë demonstruar shpërthime, ngjitje në mal dhe aksione të ndryshme.
Në stërvitje po marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera./Gazeta SHQIP