“Është i trembur”/ Berisha i shpalli “luftë” SHBA-së, Ngjela: Sekretari amerikan nuk flet me mendimet e gruas

Beteja ligjore që Sali Berisha i hapi sekretarit amerikan të Shtetit, Blinken, pas shpalljes non-grata ishte një gabim trashanik, sipas avokat Spartak Ngjelës.

Pjesë e panelit të Open në Top Channel, Ngjela ironizoi duke thënë se sekretari amerikan nuk flet me mendimet e gruas së tij, por me mendimin e politikës amerikane.

“Ka hedhur sekretarin e shtetit në gjyq, po ju mendoni se sekretari flet me mendimet e gruas së tij. Jeni në metro ju? Ai është mendimi i politikës amerikane, si do hedheësh politikën amerikane në gjyq. Ai është nën akuza tani, por shpejton akuzën që mund ti vijë në Shqipëri. Nuk ka gjykatë në Francë, dy janë gjyqtarë pesë janë t zgjedhur nga populli, si do marrin ata, për shpifje? Nuk e di. Edhe sikur Blinken të ishte privat nuk është subjekti i të drejtës franceze. Ku ka gjykatë ndërkombëtare në Paris. Nuk morëm vesh nëse është padi penale apo civile.

Është i trembur, kushedi si kanë ardhur, mbase nuk është faji i tij. Bëri gabim se përshpejtoi procesin penal kundër tij! Nuk e di çdo bëj Saliu, por çështja është që në këtë rast ka gabuar për shpejtimin e akuzës,” tha Ngjela.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT