Berisha: Argita erdhi nga Kosova me 1 mln USD

Lidhur me akuzat e ngritura e nga DASH për korrupsion dhe ndalimin e hyrjes në vend ndaj tij dhe familjarëve, ish-Kryeministri Berisha ka mohuar gjithçka.

Ai ka shpjeguar edhe se fëmijët e tij nuk janë përfitues të fondeve publike, ndërsa mohoi edhe përfshirjen e djalit të tij në çështjen e Gërdecit.

Berisha ka mohuar në mënyrë kategorike që ai dhe familjarët e tij të jenë përfitues të fondeve publike.

Duke ju referuar vajzës së tij, Berisha tha se pas 7 viteve punë në Kosovë, ajo dhe bashkëshorti i saj u kthyen me 1 milionë dollarë të konfirmuar nga OKB.

“Marrim vajzën. Këtu, në këtë studio kur është kthyer nga Kosova kanë bërë bilancin. Ata kanë punuar 7 vite në Kosovë në pozicion të mirë ajo dhe dhëndri. Të ardhurat 7 vjeçare të të dyve arrinin në 1 milion e 400 mijë dollarë. Kishin shpenzuar 400 mijë dhe janë kthyer me 1 milion të konfirmuara nga OKB”, tha Berisha duke pohuar se fëmijët e tij nuk e kanë përdorur kurrë pushtetin e tij për influenca.

Pjese nga biseda ne studio

Berisha: Djali im ka marr 3 ose 4 muaj rrogë në një ndërmarrje publike dhe s’ka marrë kurrë më. Nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga sektori publik dhe as nga kompani të lidhura me sektorin publik.

Fevziu: A e ka përdorur pushtetin tuaj për ndonjë aferë të tij?

Berisha: Pushteti im shtrihet në sektorin publik. Nuk ka fituar asnjë qindarkë nga sektori publik dhe as nga përfituesit e sektorit publik.

Fevziu: A kishte lidhje me gërdecin?

Berisha: Aq sa ke dhe ti. Janë të gjitha trillime, të faktuara me çdo gjë. Kurrë s’ka pat

Back to top button
LAJMET E FUNDIT