“Do e takoj po pata kohë”/ Albin Kurti i përgjigjet deklaratave provokuese të Aleksandër Vuçiç

Pas ftesës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për bisedime me presidentin e Serbisë Aleksandr Vuçiç ky i fundit është shprehur se do të takohet me Kurtin në qershor vetëm nëse nuk ka angazhime të tjera, në të kundërt takimi do të shtyhet për një datë tjetër.

Kurti e pohoi pas darkës së punës së liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel se do të takohej me presidentin e Serbisë në mes të qershorit në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian. Por ai e bëri të qartë se në çfarë kushtesh do të ndodhë kjo.

“Duam dialog të përgatitur mirë, parimor, si palë të barabarta, në të cilën, natyrisht, thelbi është ai që tashmë e ka thënë edhe presidenti i ri amerikan, Joe Biden, por edhe shumë liderë të tjerë botërorë se zgjidhja e ka emrin në formën e togfjalëshit: njohja reciproke. Pra, as Serbia s’e njeh Kosovën, por as Kosova s’e njeh Serbinë dhe njohja reciproke është ajo që do të kontribuonte shumë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjate në Ballkan”, ishte komenti i Kurtit.

Nga pohimet e BE-së, takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Kurti dhe presidentit të Serbisë, Vuçic pritet të ndodhë para datës 22 qershor, dhe në këtë mënyrë të shënohet edhe rifillimi i dialogut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT