“Nuk ka asnjë akuzë ndaj meje”/ Berisha ia faturon Bashës rrugën e Kombit dhe futjen në çadër

Ish-kryemnistri Sali Berisha në tentativën për të rrëzuar çdo qëndrim të SHBA-së sa i përket argumenteve për shpalljen si person “non-grata” ka mohuar çdo lidhje të tij me aferat e cilësuara si korruptive si Gërdeci, apo dhe Rruga e Kombit.
Pas publikimit të këtij vendimi, Berisha është shprehur publikisht, duke kërkuar që të publikohen dokumentet për çdo akuzë.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha theksoi se nuk ka pasur asnjë akuzë në drejtim të tij, për shpërdorim të fondeve publike. Pas kësaj deklarate, Blendi Fevziu ndërhyri duke i kujtuar akuzat për rrugën Durrës-Kukës.
Por, ndoshta për herë të parë, Sali Berisha “drejtoi gishtin”, ndaj pasardhësit të tij në krye të PD-së, Lulzim Basha. “Akuzat për rrugën Durrës-Kukës kanë qënë për ministrin, ka qënë politike, ska pasë asgjë për Berishën”, ta Berisha, duke shigjetuar Bashën që atë kohë ka qenë ministër i Transportit.
Gjithashtu Berisha ka mohuar se ka qenë ia ideatori apo inciatori i vendimeve ekstreme politike të PD-së në opozitë si ajo ngritja e çadës para kryeministrisë. “Mendoj ti që Berisha një njeri i shesheve mund të futet në çadër dhe të mbyllet brenda. As për vendimin për mos hyrë në zgjedhje lokale nuk ka qenë i imi, nuk kma ndërhyrë”, tha Berisha.