A lëviz mandati? Mbyllet rinumërimi në Berat, LSI rikuperon votat, por…(SHIFRAT)

KAS ka përfunduar rinumërimin e votave për subjektet zgjedhore në 114 kutitë e Beratit.
Edhe pse pas rinumërimit LSI ka rritur votat në dispozicion të saj mandati nuk lëviz dhe i mbetet PS-së.
Nga rinumërimi LSI ka rikuperuar 15 vota dhe diferenca është ngushtuar nga 77 në 58 vota.
Po ashtu PS është ulur me 18 vota. Me këtë rezultat, LSI përfundon pa asnjë mandat në qarkun e Beratit.