Tabelat e plota/ Pagat mjekëve dhe infermierëve, qeveria merr vendimin, sa do ta kenë punonjësit e spitalit rajonal “Memorial’ në Fier

Qeveria ka miratuar nivelin e pagave të mjekëve të infermierëve, duke i shtuar dhe ato të punonjësve që do të jenë në spitalin “Memorial” të Fierit.
Sipas vendimit të Qeverisë, “Për një periudhë tranzitore 3-vjeçare të funksionimit të spitalit rajonal “Memorial” në Fier, në bashkëpunim me personat e caktuar nga Ministria e Shëndetësisë Turke, pagat e punonjësve turq, të personelit të administrimit të përgjithshëm, të personelit mjekësor dhe të personelit teknik të shkencave mjekësore, të jenë të njëjta me pagat e çdo pozicioni respektiv pune, sipas lidhjes nr. 1/AP, lidhjes nr. 1 (kreu 1.1) dhe lidhjes nr. 2 (kreu 2.1) të këtij vendimi”.
“Përveç pagës, sipas lidhjeve përkatëse si më sipër, punonjësit turq të personelit të administrimit të
përgjithshëm, të personelit mjekësor dhe të personelit teknik të shkencave mjekësore do të përfitojnë edhe një shpërblim mujor, në masën e përcaktuar në lidhjen nr. 10, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2021, për spitalin rajonal
“Memorial” në Fier, përballohen nga fondet e miratuara për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të
Kujdesit Shëndetësor dhe nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe fillojnë
nga data e emërimit të punonjësve në detyrë.