“Berisha i dha vlerë Ramës”/ Ngjela komenton deklaratat e ish-kryeministrit: Franca nuk gjykon dot çështjet e Amerikës

Një ditë më parë ish-kryeministri, Sali Berisha, doli në një konferencë për mediat për të folur në lidhje me shpalljen e tij “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha deklaroi se do të padisë në Francë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ishte i pari që bëri njoftimin e bujshëm në “Twitter”. Ndërkohë do të jetë avokati francez, Jean-yves le Borgne, i cili do të përfaqësojë Berishën në Paris.

Lidhur me këto deklarata ka folur sot avokati i njohur, Spartak Ngjela, teksa ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Breaking” në Top News. Ai shprehet se Berisha ka rënë në logjikë të vogël, pasi kjo është një goditje shumë e rëndë për të”.

Sipas tij, çështja nuk ka ndodhur në Francë që të gjykohet aty dhe nuk gjykon dot çështjet e Amerikës.

“Një gjykatë ndërkombëtare duhet të ketë anëtarësi të njohur nga Amerika dhe Shqipëria, ka rregull loja. Berisha tani është nën akuzë e mund të ketë edhe deviacione të intelektit. Personi nën akuzë humbet intelektin. Ambasadorja Yuri Kim tha me ironi që dinjiteti është që të mos shkelet ligi. Mund të shkonte edhe në heshtje, por Saliu gaboi. Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme vendosin. Është hapur një proces kundër Berishës, të shohim se si do të perceptojnë ngjarjet”, tha Ngjela.

Si e komentoni deklaratën e Berishës se akuzohet nga disa video të muntuara në Tiranë në zyrat e Ramës?

I bie që Sekretari i Shtetit Amerikan drejtohet nga Rama, ky Rama atëherë drejton Botën. Ky i jep vlerë Ramës, pasi drejton edhe SHBA kur është fjala për Shqipërinë.

Unë e njoh mirë këtë psikikën e njeriut në akuzë, pasi humbet intelektin. Çdo i akuzuar duhet të ketë mbrojtës në gjyq, pasi nuk e mbron dot veten pasi bie në logjikë fëminore. Ne nuk po arsyetojmë koshiencën e Berishës, po je në akuzë ke humbje intelekti. Mund t’i ndodh çdokujt.  Me atë deklaratë Berisha i ka dhënë vlerë të madhe Ramës, por kjo është e pamundur, nuk mundet që sekretari i Shtetit Amerikan të drejtohet nga Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT