Avokati gjerman kërkoi hetim për bombardimin e Serbisë nga NATO, Bundestagu e refuzon
Bundestagu gjerman ka refuzuar kërkesën e një avokati vendas për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar që të vendoste para përgjegjësisë penale të gjithë deputetët dhe anëtarët e qeverisë që miratuan pjesëmarrjen e ushtrisë gjermane në bombardimet e Serbisë gjatë luftës së Kosovës.
Kërkesa iu adresua Bundestagut që në vitin 2018 nga avokati Wilfried Schmitz, që akuzonte se ndaj Serbisë ishin kryer “krime lufte” pa miratimin e popullit gjerman.
Schmitz thotë se Gjermani pati një rol thelbësor në vendimin për bombardimin e Serbisë dhe nëse ajo do të refuzonte, me shumë mundësi NATO nuk do të kishte ndërhyrë.
“Ndërhyrja ushtarake pa mandat nga Organizata e Kombeve të Bashkuara ishte e kundërligjshme”, thotë Shmitz.
Në një rrëfim për mediat serbe, avokati gjerman thotë se Bundestagu i ka kthyer përgjigje duke ja refuzuar kërkesën.
“Kjo nuk është surprizë. Është e qartë se shumica e tyre ose mbështesin veprimet kriminale, ose janë kriminelë vetë, pasi kanë miratuar edhe ndërhyrje të tjera të paautorizuara nga OKB në Afganistan e Irak”, citohet ai nga mediat serbe.